Gjykata lë në burg 40 vjeçaren që i mori jetën të motrës në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e “arrestit me burg” Marsela Pushanin, 40 vjeçaren e cila pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë të motrën 37 vjeçare, Amanda Pushani.

Në dëshminë e saj, Marsela është shprehur se nuk e beson se e motra ndërroi jetë për shkak të goditjes me thikë që mori prej saj, në pjesën e barkut.

Sipas 40 vjeçares, e motra konsumonte deri në 3 litra alkool gjatë ditën.

Mëngjesin e krimit, 40 vjeçarja tha se e motra kishte ardhur në shtëpi me disa shishe birre edhe pse prej kohësh premtonte se do të hiqte dorë nga alkooli.