Më 5 dhjetor, nga kati i gjashtë i një pallati në Pogradec, një i ri në të tridhjetat po bëhej gati për t’i dhënë fund jetës së tij. “Nuk më do njeri” u dëgjua teksa bërtiste i riu, që kishte dalë në dritaren e dhomës së tij, gati për t’u hedhur nga lartësia. Në anën tjetër të dritares, ishte nëna e 31 vjeçarit që mbante me aq forcë sa kishte duart, shpatullat e rrobat e të birit.
Poshtë në rrugë, dy djem kalojnë krejt rastësisht. Ata sapo kishin dalë nga xhamia e qytetit pasi kishin falur namazin (ikindisë). Enes Dautllari, 19 vjeçar dhe shoku i tij Eriko Shafi 16 vjeçar, ndalojnë poshtë pallatit. Të dy qëndrojnë për pak çaste dhe vendosin t’i drejtohen me fjalë të riut që donte të hidhej drejt vdekjes. Minutat kalojnë shpejt dhe pas ardhjes së një patrulle të policisë rrugore, janë dy djemtë ata që vendosin të ndërmarrin hapin e madh, të ngjiten dhe të tentojnë të shpëtojnë prej vdekjes 31 vjeçarin.
Më poshtë po sjellim të zbardhur dhe në format video, rrëfimin e dy djemve. Çfarë i shtyu ata që të ndërmarrin një veprim kaq të madh, por njëkohësisht dhe tepër të rrezikshëm.
-Ju keni bërë një gjest shumë të madh, një gjest shumë të mirë, i keni dhënë mundësi dikujt të jetojë. Kush nga ju na rrëfen momentet
Enesi: Ne si fillim, kemi qenë në xhami. Po falnim namazin e ikindisë. Mbaruam namazin dhe e lamë të shkonim në shtëpinë time. Rrugës dëgjuam disa gra që po bërtisnin. Ngritëm kokën dhe pamë një të ri në dritare që po donte të kryente vetëvrasje. Jemi shtangur si fillim. Shokut i kam thënë çfarë do të bëjmë… më tha ta shikojmë njëherë, ti japim disa fjalë të mira se mos reagon.
Çfarë kati ishte i riu?
Ai ishte në kat të gjashtë. Si fillim i kemi thënë disa fjalë të mira, duke i thënë mos e bëj këtë veprim, nuk është kjo zgjidhja etj. Por ai e kishte ndarë mendjen për t’u hedhur. Ajo që nuk po e linte të hidhej ishte familjarja e saj, nëna e saj.
Unë i kam thënë shokut të largohemi, por ai më ka thënë jo, nuk do të largohemi.
Eriko: Unë i thash jo sepse, sikur e ndjeva se ne mund të bënim diçka. I thashë më mirë të rrimë, të shohim e të gjejmë zgjidhje.
Në ato momente nuk kishte ardhur asnjeri…?
Eriko: Jo, ishim vetëm neve dhe disa gra.
Enesi: Duke diskutuar me Erikon se çfarë do të bënim, aty erdhën dy policë të rrugores. Një prej policëve mori iniciativën për t’u ngjitur.
Po shkonte për në banesë?
Enesi: Po, ai u nis dhe më pas zbriti. E pyetëm se çfarë do të bënte dhe na tha do të tentoj të ngjitem prap. Kur erdhi herën e dytë, na tha se i kishin raportuar se dera ishte mbyllur.
Në këtë moment, unë jam lëshuar i pari drejt hyrjes së pallatit. Pas meje ishte shoku im dhe prapa nesh ishte polici. Duke u ngjitur, shoku hasi një pengesë, xhupi i zuri në një hekur atje. Në momentin që jam ngjitur në katin e gjashtë, kam parë që dera ishte lënë e hapur nga prindërit. Gjatë kohës që dritarja ka qenë hapur, dera kishte bërë korrent dhe ishte mbyllur si gjysëm. Fatmirësisht aty ishte ndodhur një peshqir që ishte bërë si rrotë dhe ishte mbyllur vetëm pjesa lart, pjesa poshte ishte hapur. Kam tentuar ta hap me dorë, nuk është hapur. I kam dhënë forcë trupore, duke e shtyrë me trup. Në momentin që kam hyrë brenda, i riu në atë moment e ka goditur mamanë e tij me bryl në fytyrë. E ëma kishte rreth gjysëm ore që duronte goditje, e në momentin që është goditur në fytyrë e ka lëshuar. Unë në atë moment jam hedhur drejt tij dhe e kam kapur tek jaka pas bluzës. Një sekondë a dy sekonda më vonë, vjen dhe shoku im. Në atë moment i kam thënë shokut të largonte të ëmën se ajo ishte afër gjendje të fikëtit. I riu po tentonte të hidhej e unë nuk isha në pozicionin e duhur që ta mbaja për një kohë të gjatë, e kisha zënë vetëm me dorën e djathtë. Në momentin që shoku im e ka lënë të ëmën në divan, ka ardhur dhe e kemi zënë të dy, duke e shtrirë në krevatin e tij. Në atë moment ka ardhur dhe polici i rrugores që ishte nisur pas nesh.
-Një pyetje kam. Gjatë gjithë kohës që po më tregoje historinë. Po mundohesha të vija veten time aty, e të jem i sinqertë nuk do të dija çfarë do të bëja. Mund të më shpjegoni, çfarë ju shtyu? Ngjarja ka qenë shumë dramatike. Unë sinqerisht, akoma pyes veten, çfarë force e madhe ju shtyu? Mund të kishit vepruar si një pjesë e madhe e shoqërisë që kalon dhe bën sikur nuk sheh dikë që është në hall, në problem.
Enesi: Unë falenderoj Zotin që më ka dhënë një shok të mirë, i cili më ka shpjeguar rreth fesë, duke më thënë se nëse një shpëton një jetë, është sikur të shpetosh të gjithë njerëzimin. Shoku më thoshte vazhdimisht, jo prit, ne mbase e shpëtojmë. Në momentin që neve u nisëm, me vete thash ta marr unë sevapin i pari