Gomari aksidenton 4 makina në autostradën Fier-Lushnje

Një aksident i rëndë ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme në autostradën Fier- Lushnje.

4 automjete u përplasën, ndërsa shkak i aksidentit u bë një gomar që ka dalë në rrugë.

Fatmirësisht asnjë prej personave në makinë nuk mori lëndime serioze. Në vendin e ngjarjes mbërritën policia dhe zjarrfikësit, të cilët punuan për pastrimin e rrugës.