Grabitja që tronditi Kosovën: 4 hajdutë vjedhin argjendarinë, plagosin oficerin dhe arratisen

Duket sikur ishte një grabitje që po xhirohej për një film. Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur në pak minuta të grabisin një argjendari në Suharekë të Kosovës. Ata kanë shkëmbyer të shtëna me një patrullë, ku për pasojë një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.

Tre nga katër grabitësit kanë zbrazur argjendarinë dhe janë larguar më tutje me makinë. Sipas vlerësimeve të deritanishme, grabitësit kanë marrë stoli dhe flori me vlerë mbi 250,000 euro.

(Video u publikua nga joq)

Policia ka ngritur pika kontrolli të shumta në Suharekë, në orvatje për të rënë në gjurmët e grabitësve. Kryeprokuroria i Prizrenit Admir Shala, kërkoi nga qytetarët bashkëpunim për të identifikuar dhe vënë në pranga grabitësit.

Në lidhje me oficerin e plagosur, media vendase shkruan se ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke u trajtuar në spital.