Greqi: 18 vjeçari shqiptar humb jetën pasi motori ku udhëtonte si pasagjer përplaset me stacionin e autobusit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje mbrëmjen e të mërkurës, aty ku ka humbur jetën një i ri me origjinë nga Shqipëria.

Sipas medias lokale, aksidenti ndodhi në zonën e Tsikalarias në Hania. Një djalë i ri ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte dhe është përplasur me një stacion autobusi në anë të rrugës. 18 vjeçari shqiptar që humbi jetën, ishte pasagjer në motor.

Ende nuk dihet dinamika sesi i riu ka humbur kontrollin e motomjetit. Ky i fundit u transportua në spital, me disa plagë të lehta, ndërsa për pasagjerin 18 vjeçar nuk mund të bëhej më dot gjë për t’i shpëtuar jetën.

Shoferi ndodhet në gjendje shoku dhe ende nuk ka treguar për autoritetet se çfarë ka ndodhur.

Më poshtë disa foto, përcjellë nga media lokale.