Greqi: 39 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht, teksa punonte në çatinë e një banese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Larisas në Greqinë fqinje, atje ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën.

Siç shkruan media lokale, një 39 vjeçar shqiptar ka rënë nga lartësia, teksa punonte në çatinë e një banese. Deri më tani shkaqet janë ende të paqarta. I riu shqiptar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.