Greqi, 50 vjeçari shqiptar vritet me armë në një pikë karburanti… shkak dyshohet një sherr i momentit

Një shqiptar i moshës 50 vjeçare (ende i paidentifikuar), është ekzekutuar këtë të enjte në Selanik të Greqisë. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti. Viktima ka debatuar me shoferin e një makine. Në pamje dallohet sesi 50 vjeçari tenton ta godasë shoferin me një zinxhir, ndërsa më pas qëllohet me armë dhe rrëzohet përdhe.

Sipas medias greke, shqiptari është qëlluar të paktën me dy plumba, ndërsa shoferi mandej është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një sherr i momentit në pikën e karburantit.

Policia ka nisur kërkimet për autorin si dhe hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.