Një aksident në orët e mesnatës i ka kushtuar jetën dy shqiptarëve në Karditsa të Greqisë. Daja 62 vjeçar udhëtonte me motor me nipin 37 vjeçar, kur papritur ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Siç shkruan media greke, fillimisht motori është përplasu me nje pemë dhe më tutje ka gotitur një shtyllë dritash. Dajë e nipi nuk po mbanin helmeta në kokë dhe përplasja ka qenë fatale.
Një autoambulancë i ka dërguar në spital të dy, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse t’i shpallin të dy të vdekur.
Autoritetet atje kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit që i mori jetën dy shqiptarëve