Greqi: E zhdukur prej ditësh, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë me origjinë nga Shqipëria

Një 41 vjeçare e identifikuar si Gjeorgjia Murati, është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Selanik. Gruaja e zhdukur prej disa ditësh, nënë e një vajze 13 vjeçe, ishte shtatzënë në muajin e tretë. Trupi i saj i pajetë u gjet në një portbagazh.

Autor i krimit është partneti i 41 vjeçares, i cili dyshohet ta ketë vrarë 41 vjeçaren në shtëpinë e tij në Selanik. Mandej së bashku me ndihmën e një miku të tij, ai e ka transportuar trupin e të ndjerës në portbagazh dhe e ka hedhur në një zonë të pyllëzuar midis Triglias e Galastistas.

41 vjeçarja u zhduk më 31 dhjetor. Disa kamera sigurie kishin filmuar momentin kur partneri i të ndjeës së bashku me mikun e tij dilnin nga banesa dhe me vete mbanin një bagazh. Pas kërkimeve në shtëpinë e të dyshuarit, u gjetën shenja gjaku.

I pari që u arrestua ishte miku i autorit të dyshuar, i cili rrëfeu se kishte ndihmuar shokun e tij për të transportuar trupin e pajetë në një zonë të pyllëzuar. Ky i fundit tha se nuk kishte të bënte me vrasjen, por kishte ndihmuar veçse për transportimin, raporton Protothema.

Siç raporton më tutje media greke, autori dyshuar rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë dhe autoritetet policore, pasi më parë, ai është denoncuar e ndjekur penalisht për dhunë fizike ndaj të motrës… vetëm se kjo e fundit nuk i jepte më para.