Greqi, ekipi shqiptar i zjarrfikësve u vjen në ndihmë 9 emigrantëve që rrezikoheshin nga zjarret atje

9 emigrantë me origjinë nga Iraku janë ndihmuar nga ekipi shqiptar i zjarrfikësve që ndodhen në Aleksandropoli të Greqisë, si pjesë e ekipit që shkoi për të ndihmuar në përballimin e zjarreve masive atje.

Emigrantët kishin humbur rrugën dhe rrezikoheshin nga flakët. Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar për shkak të mungesës së ujit e ushqimit.

Më tutje emigrantët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar.

Kujtojmë se tre ditë më patë në pyllin e Dadias (Aleksandropolit) u gjetën trupat e pajetë të 18 personave, të gjithë të dyhsuhar si emigrantë të paligjshëm.