Një 34 vjeça me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës (6 nëntor) në një prej rrugëve të Rodosit në Greqinë fqinje.
Në rrethana ende të paqarta, 34 vjeçari me origjinë nga Fieri ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.
34 vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Disa media vendase raportojnë se i riu nuk kishte skafandër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04: 15 të mëngjesit në rrugën “Akti Miaouli”, në Paradeisi të Rodosit. Hetimet mbi ngjarjen tragjike po kryhen nga policia në Ialisou.