Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Selanik, atje ku një kuzhinier 65 vjeçar me origjinë shqiptare, është goditur me thikë nga një klient.
Media greke shkruan se mbetet ende i paqartë motivi. Dëshmitarët treguan se klienti i lokalit hapi një debat me kuzhinierin shqiptar dhe më tutje e ka goditur këtë të fundit me thikë në pjesën e barkut.
Ambulanca u njoftua nga punonjësit e tjerë të lokalit, ndërsa 65 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Aktualisht shqiptari ndodhet i shtruar në spital, kurse autori i krimit është shpallur në kërkim.