Greqi: Një rrugë merr emrin e Klaudia Latës, studentes së mjekësisë që vdiq në tragjedinë me 57 viktima

Një rrugë në zonën e Nea Smirni-t në Athinë, do të mbajë emrin e vajzës shqiptare Klaudia Lata, 21 vjeçarja e cila ishte një ndër viktimat e shumta në tragjedinë e Larisas në mars 2023, atje ku përplasja e dy trenave solli vdekjen e 57 personave.

Në shenjë nderimi e kujtimi rruga ku u rrit 21 vjeçarja do të mbajë emrin e saj.. Rruga në fjalë ndodhet në Nea Smirni, pranë kishës së Shën Dhimitrit.

Klaudia ishte studente e shkëlqyer në Universitetin e Mjekësisë në Selanik. Ajo ishte duke u kthyer nga Patra në Selanik.

Gjatë rrugës, prindërit i kishin kërkuar të ndalonte në shtëpinë e tyre, por 21 vjeçarja i kishte thënë se nuk mundej pasi kishte shumë për të studiuar.

Klaudia ishte një ndër 4 viktimat shqiptare që gjentën vdekjen në aksidentin tragjik.