Një 50 vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten më një çifte, fill pas debatit të ashpër me të shoqen. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në Messinia të Greqisë.
Për arsye ende të pazbardhura plotësisht, i ndjeri dhe e shoqja kanë debatuar ashpër në sy të fëmijëve.
E gjithë familja punonte në një fermë në momentin kur 50 vjeçari ka nxjerrë çiften, ka qëlluar në ajër dhe më tutje drejt vetes. E gjithë skena është parë dhe nga fëmijët e të ndjerit, të cilët kanë tentuar të ndalojnë të atin por nuk kanë mundur.
Hetimet vijojnë mbi rastin, ndërsa media greke nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimës.