Greqi: Zbardhet dinamika e vrasjes së nënës shqiptare, shtatzënë në muajin e tretë

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati, e cila ndërroi jetë nga duart e partnerit të tij 34 vjeçar në Selanik të Greqisë. Media greke shkruan se autori kryesor i dyshuar i quajtur Akis, madje i kishte marrë celularin të ndjerës dhe i shkruante mesazhe nënës së kësaj të fundit, duke i thënë se nuk do të mund të vinte për ta takuar.

Protothema thekson se detajet dhe e gjithë dinamika e ngjarjes janë rrëfyer nga miku i 34 vjeçarit, i cili e ndihmoi Akis-in të planifikojë e kryejë atë që ai fillimisht mendonte se do të ishte vetëm një orvatje për të përfituar disa para.

Miku 34 vjeçar i autorit, deklaroi se Akis i ka kërkuar ndihmë për të inskenuar një rrëmbim të Gjeorgjias dhe mandej për të vjedhur një shumë prej 7- 8 mijë eurosh në shtëpinë e prindërve të saj. Akis i ka thënë mikut që ta kapë nga pas viktimës, t’i lidhë gojën dhe të përdorë një thikë për ta trembur. Me ta dërguar në banesë, Gjeorgjian e ka marrë vetë autori i dyshuar, i cili priste në shtëpi me dritat fikur e grilat e dritareve mbyllur. Kur miku i tij ka ardhur së bashku me Gjeorgjian, Akis i ka marrë thikën dhe i kanë thënë të priste në makinë. Nëna e një fëmije, e cila ishte dhe shtatzënë, doli më tutje nga shtëpia e pajetë, në një bagazh.

Para oficerëve, miku i autorit, ka treguar se Akis e ka thirrur për ta ndihmuar, duke i thënë “Gjeorgjia ka vdekur”. Kur 34 vjeçari ka hyrë në shtëpi e ka parë gruan shqiptare në shtrat, në një pellg me gjak.

Pas 10 minutash, Akis ka shkuar të marrë portbagazhin dhe i ka kërkuar shokut ta ndihmojë me transportimin e trupit drejt një zone të pyllëzuar.

Për ta bërë edhe më të besueshëm “pafajësinë e tyre”, Akis mori celularin e partneres që vrau dhe i shkroi nënës së gruas këtë mesazh.

“Mami mirëmëngjes. Nuk do të vij dot këtë mëngjes pasi kam një gjë pezull dhe do të shkoj ta zgjidh. Nuk i kam thënë gjë Akis-it, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”,