Gruaja e humbur prej 8 ditësh në zonën pyjore, mbijeton për të parë sërish 4 fëmijët e saj

Një grua e shpallur e humbur në veri të Queensland (Australi) për më shumë se një javë, u gjet e gjallë në atë që policia e zonës e ka përshkruar si një mrekulli.

Rikki Leight Mitchell, 38 vjeçe, ishte parë për herë të fundit më 2 maj. Policia nisi kërkime në terren dhe përmes ajrit, e madje në çështje u përfshi dhe departamenti për hetimin e vrasjeve. Pas 8 ditësh kërkime, policia u dorëzua. Autoritetet kishin lajmëruar për një konferencë në lidhje me rastin për të deklaruar se kërkimet do të ndalonin… kur papritur një pronar ferme telefonon dhe i njofton policët se kishte gjetur 38 vjeçaren.

Rikki, nënë e 4 fëmijëve, kishte arritur të mbijetonte e vetme për 8 ditë, derisa u gjet. Gruaja u shtrua në spital, ndërsa gjendja e saj nuk ishte kritike.

“Është e zakonshme kur je në mes të pyllit me shkurre dhe goditesh nga i nxehti… vapa i bën njerëzit që të humbin orientimin. Besoj se ajo ka ngatërruar rrugën dhe pastaj ka humbur. Ajo tha se vijoi te ecë dhe ecë, derisa arriti të dëgjojë trafikun në një rrugë në autostradë”-tregoi detektivi Shepherd për abcnews e australisë.