Në këtë artikull do të tregojmë për dy histori të ndryshme që shpjegojnë më së miri mëshirën e të Dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed Alejhi Selam.
Në podcast, Elvisi shpjegon një rast kur një njeri mjaft i paditur, urinon në xhami, ndërsa jo shumë larg prej tij ndodheshin Profeti Muhamed dhe shokët e tij. Me siguri nëse sot një besimtar do të përballej me një vepër të ngjashme, veprimi i tij i parë do të ishte reagimi i ashpër.
Elvisi: Pejgamberi ynë, njëherë, nuk e pëlqeu një veprim të pahijshëm në xhami.
-Ti je me edukatë, por unë po e them. Ai personi urinoi në xhami.
Elvisi: Po. Ai ishte beduin, vinte nga larg. As nuk e kuptoi, për shkak të injorancës, paditurisë së tij. Shokët e Pejgamberit u ngritën, dikush ta shante, dikush ta shtynte. Pejgamberi alejhi selam u tha, ‘nuk është kjo zgjidhja’.
Ishte aq i mëshirshëm e i dashur për t’i udhëzuar njerëzit, sa nuk dha asnjë shenjë mërzie, nervozizmi. Ai u tha ta thërrasin të ulet me ta, se ndoshta dhe ai mëson.
Me thënë të drejtën, një veprim i tillë të acaron. Por, nëse një njeri bën një veprim të keq, injorant dhe ne do të silleshim keq me të… pra ai është injorant edhe ne po shkojmë drejt injorancës. Nëse do të ishte për ashpërsi, do të ishte vetë Pejgamberi, s’do të ishim ne.
Personi në fjalë ulet, dëgjon bisedën e Pejgamberit. Biseda përfundon. Ai ishte zbutur pak, por jo plotësisht, se ishte injorant. Më pas i thotë Pejgamberit Alejhi Selam.
“A të flas dhe unë?”.
Patjetër iu përgjigj Pejgamberi.
“O Zot, më mëshiro mua dhe Muhamedin, asnjë nga këta të tjerët”-tha beduini.
“Jo, mos e ngushto Mëshirën e Zotit, sepse Mëshira e tij ka përfshirë gjithçka”-iu drejtua Pejgamberi Alejhi Selam.
Pejgamberi nuk gjykonte me peshoren që gjykojnë njerëzit e zakonshëm.
Historia e Tajfit, kur i Dërguari i Zotit u përball me fyerje dhe gjuajtje me gurë
Elvisi: Tajfi ka qenë më e vështira e mundshme. Në Meke ia kishin bllokuar të gjitha rrugët. Ai shkoi në Tajf (një prej dy qyteteve kryesore) se ndoshta drejtuesit e prijësit e Tajfit do ta mbështesnin Islamin. Në Medine ka qenë dera e fundit ku ai trokiti. Ai shkon në Tajf. Çuditërisht, ata u treguan edhe më të ashpër në një dimension sesa mekasit.
Njëri i hapi derën dhe e pyeti ‘për çfarë ke ardhur?’
Pejgamberi i thotë… “ndoshta më mbroni, ta shpërndaj fenë e Zotit’
Ai i tha… “ah, ty të ka gjetur?” Dhe i përplasi derën. Pra kjo nuk është për të të refuzuar, por për të të turpëruar.
Një tjetër i tha… ‘unë nuk shkel në Qabe, me pas qenë ti dërguar nga Zoti”
Në fund fare, Pejgamberi u thotë ‘mos i lajmëroni banorët e Mekës që erdha këtu për të kërkuar mbrojtjen tuaj’.
Ata pa dalë Profeti nga Tajfi, e kishin nisur lajmëtarin për të spiunuar. Ata kërkuan ta turpërojnë Profetin alejhi selam. E kur Profeti po ikte, ata nisën t’i gjuajnë me gurë… Shoku i Profetit e ka mbrojtur Pejgamberin Alejhi Selam. Ai e ka njohur aq thellë Kur’anin dhe aq i qartë ishte, saqë kjo nuk i bëri përshtypje. Ai e dinte sesi të gjithë Pejgamberët janë trajtuar kështu, Ibrahimin e lanë në zjarr, historinë e Faraonit me Musanë, Nuhun me kryeneçët e popullit të vet. Pra, Pejgamberi e dinte, se zullumqarët gjithmonë njësoj janë.
Pasi ka dalë nga atje, është ulur dhe ka bërë një dua të famshme.
“Unë nuk di o Zot, ta bëj thirrjen islame siç duhet… por nëse Ti o Zot, nuk je mërzitur me mua, çfarëdo që më bënë ata, nuk është problem”
A e kupton se çfarë lidhje? I interesonte vetëm lidhja me Allahun. Ata e kishin goditur, turpëruar, tallur, plagosur… e ai thoshtë o Zot nëse nuk je hidhëruar me mua, mua s’më ka ndodhur asgjë. Ai kërkonte falje që nuk di mirë të thërrasë në Islam.
Kur’ani thotë diçka, që ne shpesh e harrojmë… “Zoti sheh çdo gjë”.
Pejgamberi bën lutjet dhe fillon… Mëshira e Zotit. Dy pronarë të një kopshti, i dërgojnë fruta Pejgamberit, përmes një shërbëtori që quhej Adas. Ai nuk ishte prej mekasve apo Tajfit. Vjen Adasi dhe i ka thënë frutin (me emër përshkruhet në hadith).
Pejgamberi i ka thënë bismilah dhe ka marrë frutin. Adasi e ka pyetur, çfarë është bismilah? Nuk e kam dëgjuar.
Pejgamberi i është përgjigjur duke i thënë ‘në emrin e Zotit’…
Pejgamberi e pyet se nga vjen. Adasi i përgjigjet nga zona e Irakut. Profeti i përgjigjet… ‘qenke nga zona e Pejgamberit Junus ibn Matta”
Adasi e pyeti, po ku e njeh ti Profetin Junus, pejgamberin e Zotit.
Profeti i tha se dhe ai është Pejgamber. Adasi nisi t’i puthë duart dhe ta përqafojë…
(Më pas) Profeti u çua dhe niset për të ikur. Rrugës ndalon… vjen Xhebrail Emini.
Xhebraili i thotë Profetit… ‘vështro, ky është ëngjëlli i fenomeneve. Mendohet të ketë qenë ëngjëlli Mikail.
“Zoti ka parë çfarë bën populli i Tajfit me ty… nëse urdhëron, kodrat që ka përreth ky qytet, do të shemben dhe do ta zënë poshtë qytetin.”-tha ëngjëlli.
Pati heshtje. Ishte një situatë e tillë. Pejgamberi u përgjigj.
Tha…”Jo. Unë dua që ata të bëhen muslimanë. Fëmijët e tyre që lindin, të bëhen muslimanë, të adhurojnë Zotin”
Çfarë i thotë Xhebraili? “Sa të vërtetë ka thënë Allahu i Madhnueshëm, që ti je i butë dhe i mëshirshëm”.
Së fundmi, për historinë e Tajfit. Profeti e kishte problem të kthehej në Mekë, sepse tanimë ata ishin lajmëruar nga lajmëtari që u nis prej Tajfit. Profetin e zuri nata. Pejgamberi i kaloi orët në një shpellë. Ai megjithëse i kaloi këto vështirësi, e kaloi natën duke u falur. Si u vërtetua kjo?
Thuhet në sure të Kur’anit… “me të vërtetë kur ti ke qenë duke u falur natën, xhindet dëgjonin leximin e Kur’anit dhe thonin… po dëgjojmë një libër që mahnit”.