Këtë të premte është hapur tuneli i Llogarasë, një vepër infrastrukturore e cila u mundëson qytetarëve që nisen drejt plazheve të jugut shkurtimin e ndjeshëm të rrugës.
Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometrash. Hyrja ndodhet në afërsi të Dukatit dhe shmang ngjitjen dhe kthesat e rrugës së Llogarasë. Dalja e tunelit ndodhet në afërsi të fshatit Palasë. 7 deri në 10 minuta llogaritet distanca e udhëtimit, krahasuar me 40 ose më shumë minutat e nevojshme për të ngjitur e zbritur Llogaranë.
Tuneli është hapur për përdorim dhe kalimi do të jetë falas këtë sezon veror. Vitin e ardhshëm, me përfundimin e plotë të tunelit, rruga do të jetë me pagesë.