Harta interaktive, shi dhe ulje temperaturash javën e ardhshme në Shqipëri

I gjithë territori i Shqipërisë u përfshi nga moti i keq këtë fundjavë, ndërsa temperaturat minimale shkuan në 2 gradë celcius.

Edhe gjatë javës së ardhshme, pritet që të kemi të njëjtat kushte atmosferike. Reshjet do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin në ditët në vijim, ndërsa në zonat e thella malore pritet reshje dëbore.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ajrit janë ulur me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C. Përgjatë javës së ardhshme, do të mbetemi sërish nën dominimin e temperaturave të ulëta përgjatë mëngjesit e mbrëmjes, me një ulje prej 2 ose 3 gradësh krahasuar me javën që lamë pas.