Harta live: Pas ditëve të nxehta rikthehet ‘dimri’ në Shqipëri, termometri deri në 0 gradë celsius

Fundjava që lamë pas në thuajse të gjithë territorin e vendit ka qenë e pazakontë, me temperatura që kaluan 30 gradë celsius. Por këtë javë të tretë të muajit prill, pritet që moti të ndryshojë plotësisht, duke i lënë vendin reshjeve dhe uljes së ndjeshme të temperaturave.

Sinoptikanët parashikojnë se të martën do të shënohet një rënie e dukshme e temperaturave ndërsa i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.

Në zonat malore pritet që të ketë edhe reshje dëborë, kurse termometri do të bjerë deri në zero gradë celsius.

Ky muaj i dytë i pranverës duket se do të jetë i dominuar nga ‘anomalitë’ e shumta të motit, me luhatje nga i nxehti veror deri në kalimin e motit ‘dimëror, me lëvizje prej thuajse 15 gradësh celsius brenda pak ditëve.