Harta live, të martën nisin reshjet e shiut në Shqipëri

Shqipëria e nis këtë javë të parë të korrikut me temperatura deri në 38 gradë celsius. Por shumë shpejt moti do të ndryshojë të martën, kohë kur parashikohet se vendi do të preket nga reshjet e shiut dhe rrebeshet. Fillimisht në zonën veriore të vendit ndërsa më tutje në zonën qendrore të vendit e në ultësirën perëndimore. Deri të enjten, pritet që moti në thuajse të gjithë vendin të jetë i paqendrueshëm dhe me reshje shiu.

Nga e premtja e në ditët e fundjavës, pritet rikthimi i motit të kthjellët dhe sërish rritja e temperaturave.

Për më tepër, mund të ndërveproni me hartën e mëposhtme.