Hetuesit rikthejnë në vendngjarje 19 vjeçaren a akuzuar për vrasjen e babait, kërkohet arma e krimit

19 vjeçarja e akuzuar për vrasjen e të atit 50 vjeçar, është rikthyer sërish në oborrin e banesës së saj në Shënavlash të Durrësit, pikërisht në vendin ku hetuesit gjetën të groposur trupin e pajetë të kryefamiljarit.

Hygerta Meta është rikthyer në vendin e ngjarjes për t’u treguar hetuesve se ku e ka hedhur armën e krimit (pistoletë) me të cilën ajo thotë se ka qëlluar për vdekje babain.

Arma e krimit ende nuk është gjetur. Policia vijon kërkimet, ndërsa gjetja e armës mund të hedhë edhe më tutje dritë mbi krimin e rëndë.