Është riaktivizuar vullkani në malin Merapi (2,963 i lartë), një ndër vullkanët më aktivë të Indonezisë. Shtëllungat e tymit dhe hirit u ngritën në qindra metra lartësi, ndërsa rrjedha e llavës udhëtoi për afro 4 kilometër.
Gunung Merapi kembali muntahkan awan panas guguran (APG), Sabtu (11/3) pukul 12.12 WIB ke arah Kali Bebeng/Krasak. Balai Penyelidikan dan Pengembangan Teknologi Kebencanaan Geologi (BPPTKG) Daerah Istimewa Yogyakarta mengatakan erupsi masih berlangsung hingga pukul 12.31. pic.twitter.com/MNMtdIS0Tr
— BNPB Indonesia (@BNPB_Indonesia) March 11, 2023
Si pasojë e shpërthimit, rreth 8 fshatra përreth malit janë mbuluar në hi, ndërsa autoritetet po vëzhgojnë nga afër situatën. Deri më tani nuk është lajmëruar për evakuimin e banorëve që jetojnë jo shumë larg vullkanit, në ishullin Java.
“Është vëzhguar një event (shpërthim) deri më tani dhe ka patur afro 5-6 ortekë. Nëse distanca (llavës/hirit) vijon të rritet dhe shkon më tutje se 7 kilometër, atëherë banorëve të zonës përreth do t’u kërkohet të evakuojnë”-tha një zyrtar indonezian, siç raportoi “Reuters”.
Siç raportoi Al Jazeera, në vitin 2010 shpërthimi i vullkanit i mori jetën mbi 300 personave dhe evakuoi afro 280,000 të tjerë prej banesave.