“Ai ishte një njeri zemërmirë mirë, ndihmonte këdo”
Këto janë fjalët e djalit të Rudy Lazo, një burrë në moshë i cili prej vitesh udhëtonte nga Amerika drejt Meksikës, për të dhuruar rroba, ushqime e lodra për familjet e varfra atje. Gjatë rrugës për në Tijuana, 79 vjeçari është grabitur dhe mandej rrahur për vdekje. Familja e të ndjerit foli për median amerikane dhe atë meksikane, duke treguar se Lazo kishte ardhur nga El Salvador në SHBA gjatë viteve ’80. Ai kishte ngritur në këmbë të ardhmen e tij falë punës, kishte një familje të dashur dhe ishte shofer kamioni. Pavarësisht punës së lodhshme, 79 vjeçari shpesh herë udhëtonte në Meksikë e pjesë të ndryshme të vendit, për të dhuruar për familjet e personat në nevojë.


Familja e 79 vjeçarit e kuptoi se diçka nuk kishte shkuar mirë, në momentin kur Rudy nuk po u përgjigjej më thirjeve në telefon. Ata njoftuan autoritetet meksikane ndërsa disa orë më vonë, mësuan se kryefamiljari ishte rrahur për vdekje dhe grabitur, pasi në kamionçinën e tij nuk kishte mbetur asgjë nga donacionet që ai do të dorëzonte tek familjet në nevojë.
Djali i 79 vjeçarit i quajtur Juan Carlos, udhëtoi drejt Meksikës për të identifikuar trupin e pajetë të të atit.
“Ai nuk e meritonte këtë… asnjë qenie njerëzorë nuk e meriton këtë”
Më tutje djali i të ndjerit tregoi, se i ati po mundohej të ngrinte një qendër sociale në Tijuana për t’i ardhur edhe më shumë në ndihmë nevojtarëve.