Historia e “gruas së palosur”: Shtylla kurrizore e përkulur afro 180 gradë, jeta i ndryshon pas operacionit

Prej 26 vitesh vuante nga skolioza. Gjendja e saj ishte përkeqësuar aqsa koka i kishte shkuar në pjesën e belit dhe për të mbajtur ekuilibrin ajo lidhte duart… ose mbante kokën me duart e saj.

Kjo është historia e pabesueshme e një gruaje nga Kina, nënë e tre fëmijëve të mitur. Gjendja e gruas ishte e atillë saqë jeta e saj ishte bërë e padurueshme nga dhimbjet. Për të çuar fëmijët e saj në shkollë, gruas 37 vjeçare i duhej një orvatje titanike për të qëndruar drejt e për të parë rrugën.

Rasti i publikuar në rrjetet sociale, më tutje u raportua e publikua në media. Gruaja u dërgua në Pekin ku iu nënshtruar disa analizave. Rezultonte se në këtë gjendje, ajo ishte e gjatë 1.2 metër.

Një ndërhyrje komplekse u krye mbi nënën e tre fëmijëve, e cila pas viteve e viteve mundi të ecë sërish drejt. Në matjen e dytë, gruaja rezultoi të ishte 1.6 m.

Rasti u publikua gjerësisht në median aziatike si dhe në atë europiane.