Historia e Klaudias, një nga shqiptarët që humbi jetën në tragjedinë në Greqi

Media greke ka raportuar këtë të shtunë disa detaje të reja në lidhje me humbjen e 21 vjeçares. Onlarisa.gr raportoi se Klaudia kishte lindur në Larisa, ndërsa prindërit kishin një dyqan mishi në zonë. Këta të fundit i kishin kërkuar të bijës që të ndalonte në shtëpinë e tyre, para se të shkonte nga Patra drejt Selanikut.

Klaudia studionte për mjekësi në Universitetin Aristotel atje dhe u kishte thënë prindërve se nuk do të ndalonte tek shtëpia, pasi kërkonte të studionte e lexonte atë ditë…. pa e ditur se ajo do të ishte dita e saj e fundit.

Klaudia ishte studente ekselente. 21 vjeçarja kishte një motër e vëlla të quajtur Xheni dhe Elvis.