Historia e një burri 100 vjeçar që vitet e fundit të jetë ka vendosur t’ja dedikojë fëmijëve të shkollës fillore

Gjashtë vite më parë gruaja e tij ndërroi jetë… për t’u larguar nga dhimbja, ky i moshuar i quajtur Peter Davies vendosi që një pjesë të kohës së tij ta shpenzojnë duke ndihmuar fëmijët. Për 6 vite me radhë, Davies, i cili sot është 100 vjeç, shkon në një shkollë fillore dhe u lexon fëmijëve libra.

Punën e bën vullnetarisht, pasi beson se koha e tij e limituar në këtë botë, nuk do të mund të harxhohej më mirë sesa duke u lexuar fëmijëve të vegjël, brezit të ardhshëm.

Vetë veteran i Luftës së Dytë Botërore, Peter Davies pritet me kënaqësi nga mësuesit e shkollës fillore në Cheshire (Angli).

Fëmijët janë të mrekullueshëm, mendjet e tyre janë si sfungjerë. Ndonjëherë kur jam duke u lexuar, më duket sikur përfitoj unë më shumë sesa ata. Kur eci rrugëve, kudo që të shkoj në fshat, një fëmijë do më thërrasë në emër… ndihem shumë mirë”-shpjegoi 100 vjeçari në një intervistë për BBC-në.

Drejtuesja e shkollës Vicky McPherson tregoi se i moshuari është një njeri “inspirues e bujar”.

“Zoti Davies e ka dhuruar kohën e tij përgjatë këtyre 6 viteve për fëmijët, që t’u mësojë atyre dashurinë për librin dhe ne do i jemi përgjithnjë falenderues”-tregoi mësuesja.