Në emisionin e kësaj të diele në “Historitë e Profetëve në Kur’an” ndalemi tek një prej momenteve të mëdha të historisë së Profetit Ibrahim a.s. Pasi ai kaloi të gjitha testet, çdo lutje e Ibrahimit tanimë pranohej.
Ishte Ibrahimi a.s dhe i biri Ismaili, ata të cilët nisën punën për të ndërtuar Qaben e bekuar, të parin vend të adhurimit të Zotit, xhaminë e parë. Elvisi na tregon disa nga momentet e ndërtimit të Qabes e në veçanti atë të vendosjes së Gurit të Zi.
Elvisi: Kur Ibrahimi a.s e kaloi testin edhe me Ismailin, çdo lutje atij i pranohej nga i Madhi Zot. Hebrenjtë, të krishterët, muslimanët, sado diferenca të kenë për çështjen e besimit, Ibrahimin të gjithë e duan dhe e respektojnë.
Kur Ibrahimi e Ismaili alejhi selam po ndërtonin Qaben e Shenjtë, ata vetëm luteshin, o Zot na e prano këtë vepër. Lutja e tyre e dytë ishte na bëjn musliman. Çfarë do të thotë kjo? Jo të bëheshin muslimam për emër, por për një gradë shumë të lartë… por për t’ju dorëzuar me zemër e shpirt dhe me iu bind asaj që Ai urdhëron.
Në Qaben e Shenjtë gjendet edhe Guri i Zi. Në një çast të caktuar, Profeti Ibrahim i thotë të birit Ismailit, “na gjej një gurë, që ta kemi si kryeqendër për ta vendosur”. Ismaili i tha të atit ‘po ku ta gjej o baba, se është e vështirë’… kur Ismaili erdhi dhe solli një gur shumë të vogël, Ibrahimi aljehi selam i tha “mos u mërzit bir, ti e bërë sebepin tënd, por të parapriu ty një tjetër”.
Ishte vetë Xhebrail Emini… dijetarët e di çfarë thonë? Vetë Xhebraili nuk donte të humbte shpërblimet e Qabes dhe solli një gur nga xheneti.
Tregohet që guri i zi që ne shohim sot, ka qenë i bardhë në momentin kur është sjellë në tokë.