Historia e të moshuarës 85 vjeçare që punon ende në spital

Në këtë botë jemi të përkohshëm. Jeta nuk zgjat një pafundësi dhe pr shumë njerëz, duket sikur ka ikur sa hap e mbyll sytë.

Në këtë artikull, po sjellim historinë e veçantë të një gruaje të moshuar. Ajo quhet Doris Kalduell (Caldwell). Edhe pse 85 vjeçare, kjo grua vijon ende të punojë në të njëjtin vend pune që e bën prej mëse 50 vitesh.

Ishin vitet 1960 kur Doris po kalonte pranë spitalit të qytezës së saj në Tennova të Cleveland, kur i tha vetes se “një ditë do të punojë dhe unë në spital”. E moshuara kujton se nuk kishte rëndësi nëse do të ishte mjekja, drejtoresha apo punëtorja e thjeshtë. E në fakt, Doris nisi punë në spital si një pastruese e thjeshtë, një punë që ajo e bën me dedikim edhe sot, në moshën 85 vjeçare.

“Ëndërr kam patur të ndihmoja njerëzit, të isha pranë tyre… dhe kjo ëndërr vijon ende tha e moshuara në një intervistë për CBS.

Dhe shembulli i kësaj të moshuara me të vërtetë ka ndihmuar dhe inspiruar dhjetëra të tjerë. Drejtuesi i spitalit Jarret Millsaps, tregoi se Doris ka një energji që të bën për vete, ndërsa një doktor rrëfeu se ‘kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë ankesë nga Doris”.

Një infermiere që punon në spital e kishte pyetur një ditë Dorisin, nëse kishte ndërmend të dilte në pension.

“E pyeta një ditë nëse kishte dëshirë të tërhiqej dhe ajo thjesht më tha “Jo”-tha duke qeshur infermierja.

E moshuara tregoi se nëse do të linte punën, me gjasë do të shuhej, do të largohej nga kjo botë. Dhe dëshira e kësaj të moshuare për të punuar, është një shembull për të gjithë pjesëtarët e stafit të spitalit… veçanërisht për Sharon Caldwell, vajzën e Doris e njëkohësisht një prej infermiereve në spital.

 Sharon ka 44 vite që e bën punën e infermieres atje dhe tregon mes lotëve se është e bekuar që pranë, ka patur nënën.

“Mami është një grua e mrekullueshme”-thotë ajo, ndërsa lotët i rrjedhin.

Burimi: CBSnews, On the Road/ Përshtati: FCH.al