Historia inspiruese e një fotoreporteri, për 20 vite ktheu tokën e djerrë në një pyll tropikal

Afro 30 vite më parë, fotoreporteri brazilian Sebastiao Ribeiro Salgado u kthye nga Afrika lindore, atje ku dokumentoi horroret e genocidit në Ruanda. E pas këtij episedoi traumatik të jetës së tij, Salgado mori në dorëzim fermën e familjes së tij në Minas Gerais, një zonë të cilën ai e kujtonte me mall për bukurinë, pemët dhe gjelbërimin që e rrethonte.

Por kur ai shkoi atje, pa se tokat ishin djerrë, pemët ishin prerë dhe gjithçka ngjante si një shkretëtirë. Së bashku me të shoqen, për 20 vitet e ardhshme, Salgado i vuri për qëllim vetes që të rikthente edhe njëherë bukurinë e tokës së të parëve të tij. Në 2 dekada, familja dhe një grup ambientalistësh u bënë bashkë dhe  arritë të mbjellin mbi 2 milionë pemë. Në 20 vite, nga një tokë e djerrë prej afro 1800 hektarësh, zona u kthye në një pyll tropikal.