Historia inspiruese e një taksisti të varfër

Foto e mëposhtme portretizon një burrë që punon si taksist për të ushqyer tre fëmijët e tij. Ky burrë i quajtur Isak Kuesi Akon vjen nga një familje e varfër nga Gana dhe shumë shpejt gjesti i tij i drejtë, u bë viral nëpër botë.

Në përfundim të ditës së punës, Isaku vërejti se në sediljen e prapme kishte një tufë më para që në total numëronin 570 paund. Burri shkoi në shtëpi dhe pas një diskutimi të shkurtër me të shoqen, vendosi t’i rikthejë paratë tek e zonja (një grua).

“Paratë i pashë kur përfundova turnin. Vendosa t’i kthej për arsyen e thjeshtë se paratë nuk ishin të miat”-tha Isaku.

Burri u nis sërish me makinë drejt e tek banesa e gruas, e cila kur e pa shpërtheu në lot gëzimi.

“Zoti të bekoftë” i tha gruaja taksistit dhe e përqafoi.

BBC-ja kontaktoi me taksistin, i cili rrëfeu se kohët e fundit kishte patur vështirësi të mëdha ekonomike… një detaj që e bëri edhe më kuptimplotë gjestin e tij të mirë.

Rasti u bë viral në rrjetet sociale dhe plot njerëz i erdhën në ndihmë babait të tre fëmijëve, deri tek ish Presidenti i vendit, i cili i dhuroi Isakut 1350 paund.