Në emisionin “Historitë e Profetëve në Kur’an” ndalojmë tanimë në atë që njihet si historia më e bukur në botë… një histori që përmban çdo ndjenjë njerëzore, e cila nis me ëndrrën e një fëmije, që do të bëhej një prej Profetëve më të mëdhenj të njerëzimit.
Elvisi: Jusufi ishte i vogël, kur pa një ëndërr, 10 deri në 12 vjeç. Zoti i dha një ëndërr, sikur të ishte i madh. 11 planete apo yje, diellin dhe hënën që zbritën nga qielli. U paraqitën dhe rreshtuan para Jusufit, dielli e hëna para dhe më pas 11 planetet apo yjet pas. Ato i ranë dhe i bënë sexhde, siç ne i bëjmë sexhde të madhit Zot, i qofshim Atij falë.
Kur ai u zgjua, shkoi dhe ia tregoi këtë ëndërr Jakupit alejhi selam, të atit.
Jakupi i kishte të gjithë fëmijët njësoj në pamje të jashtme. Ai kishte parë se vëllezërit e kishin cmirë Jusufin. Kur Jakupi dëgjoi ëndrrën që kishte parë i biri, i tha Jusuf, mos ia trego këtë ëndërr vëllezërve të tu.
Me naivitet Jusufi i thotë, “përse të mos ia them baba”?
Jakupi i tha “mos u nxito bir, sepse Shenjtani është armik i hapur i njeriut.”
I ka cytur vëllezërit e tu dhe ata do të mendojnë se ëndrra tregon se ti do të bëhesh i madh dhe kjo do të krijonte problematike sociale brenda familjes.
Ne herë pas here dëgjojmë lajme, vëllai vrau vëllanë… shohim shumë probleme brenda familjes, shohim shumë divorce. Kjo ndodh sepse hyn Shenjtani i mallkuar, dhe ne nuk e edukojmë veten, nuk e kultivojmë veten me veprën e mirë dhe kësisoj ti nuk je më për veten, e jo më për vëllanë, bashkëshorten apo familjen.
Këtë sinjal na jepja surja Jusuf, që të kemi kujdes se Shenjtani i mallkuar dhe e keqja në shpirtin e njeriut, mund të bëjë që të mos shkosh mirë dhe me familjarët tuaj.
Çfarë bënë vëllezërit e Jusufit? Menduan që ta vrasin atë. Më i madhi prej tyre, tha le ta marrë një karvan që të iki e të zhduket, e që më pas raportet tona me babain të afrohen.
Vëllezërit ranë dakord që të mos e vrasin. E marrin Jusufin, i mbushin mendjen babait. Ai u tha mos e ngacmoni djalin, mos e lini vetëm… Ata i premtuan, ‘vdesim ne, dhe Jusufin nuk e gjen gjë’. Sa u larguan nga shtëpia, sa kaloi pak e u larguan nga sytë e babait, ata filluan ta shtyjnë, ta shajnë, ta tallin.
Filluan ta godasin vëllanë. Vëllezërit e hodhën Jusufin në pus, në bunar. Ishte pasdite, dielli po perëndonte. E hodhën për ta lënë natën aty dhe u nisën për në shtëpi.
Por Jusufin, nuk e harroi Zoti i Madhëruar. Ai dërgoi Xhebrail Eminin, i cili i ka thënë një fjali… “mos u mërzit, Zoti Gjithësisë është me ty, ndërsa vëllezërit e tu do të të vijnë të poshtëruar e kur të vijnë, ti do t’i njohësh ata dhe ata s’do të ketë mundësi të të njohin ty”