Historia, si arrin shkenca të dallojë ekzo-planetët

Imagjinoni të shihni disa metra larg jush një xixëllonjë që fluturon në errësirën e mbrëmjes… tani imagjinoni sikur kjo xixëllonjë do t’i drejtohet një feneri me dritë vezulluese. Do të ishte thuajse e pamundur që me sy të lirë të shihnit nga distanca dritën që lëshon xixëllonja, në një vend të “mbuluar” nga drita e fenerit.
Me këtë sfidë ‘përballen’ teleskopët që vështrojnë lart në qiell, për të dalluar planetët e mundshëm që qarkullojnë rreth yjeve të tjerë (njëlloj siç ndodh me diellin e planetët e sistemit tonë).
Fotoja e mësipërme tregon pikërisht herën e parë, kur një teleskop arriti të ‘shohë’ disa planete që orbitojnë në një yll. Fotoja u publikua në vitin 2020 dhe u arrit falë koronagraf-it, një pajisje e cila arrin të bllokojë thuajse të gjithë dritën e një ylli, në mënyrë që të mund të shihen planetet rreth tij.
Fotoja i përket një tjetër ylli, ngjashëm me Diellin tonë, i cili orbitohet nga disa planetë, dy prej të cilëve me përmasa të mëdha. Ylli ndodhet në galaktikën tonë, afro 104 vite dritë larg sistemit diellor.