Historia tragjike e të riut shqiptar që humbi jetën në SHBA: 24 vjeçari sapo kishte përfunduar studimet për mjekësi

Media amerikane ka publikuar lajmin e trishtë për vdekjen e një 24 vjeçari shqiptar, i cili sapo kishte përfunduar studimet për mjekësi. Kolë Nikprelaj ishte me të fejuarën Dila Bujaj dhe sapo kishin përfunduar një xhiro me xhetski në ujërat e New Rochelle në Wright Island Mariana, kur të dy i ka zënë korrenti. Shkak ka qenë një kabull elektrik pranë molit ku ata kanë parkuar mjetin ujor.

Kola me te fejuaren, Dilen

Ekipi i urgjencës ndërhyri dhe kreu masazh kardiopulmonar mbi të riun shqiptar, ndërsa më pas dy të rinjtë u dërguan në spital. Pas disa ditësh në luftë me vdekjen, i riu ndërroi jetë.

Për të parë kronikën e medias lokale, klikoni KETU

Nikprelaj ishte 24 vjeçar dhe këtë muaj mbushte 25 vjeç. Ai sapo kishte përfunduar shkollën e mjekësisë dhe priste që të niste punë në një qendër mjekësore në Berkshire.

E dashura e shqiptarit arriti t’i shpëtojë vdekjes, ndërsa për të ndjerin u shpreh se kishte një zemër të bardhë. Ajo shtoi për median lokale se Kola kishte hyrë në mjekësi për të ndihmuar njerëzit, i shtyrë nga fakti se e motra ishte e paralizuar dhe të gjithë jetën e saj kishte qëndruar në një karrige me rrota. Kola kishte shprehur dëshirën për të kushtuar kohën e mundin e tij në gjetjen e një mënyrë për ta bërë të motrën të ecte sërish.