Humb kontrollin e makinës e del nga rruga pranë Urës së Kardhiqit, 62 vjeçari ndërron jetë në vendngjarje

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën Gjirokastër- Tepelenë. Një 62 vjeçar i cili udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

62 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, në afërsi të ‘Urës së Kardhiqit’.

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç,  banues në Gjirokastër,  duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.