Humbi në majën e Jezercës, pas 5 orësh kërkime gjendet turistja franceze

Një turiste franceze e cila kërkoi ndihmë pasditen e ditës së hënë, është gjetur në mbrëmje nga ekipet e kërkim-shpëtimit pas afro 5 orësh orvatje.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë, ndërsa turistja kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në majën e Jezercës.