Hyn të lahet në Liqenin e Tiranës… përfundon në spital turisti polak

Një 25 vjeçar me origjinë nga Polonia ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në kryeqytet, pasi ka tentuar të lahet në Liqenin Artificial të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të pasdites, kohë kur i riu ka hyrë për t’u larë por për pak sa nuk është mbytur.

I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 “Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”-thanë autoritetet në njoftimin e tyre paraprak.