“I bërtita pse më dhunove vajzan… ai qeshte” Zbardhet dëshmia e babait shqiptar që i mori jetën kunatit

“I bërtisja, pse më përdhunove fëmijën…. ai më përqeshte, tallej. E futa në shtëpinë time, e ndihmova ekonomisht dhe më shkatërroi fëmijën dhe jetët tona”.

Këto janë fjalët e Fatmir Talellarit para gjykatës në Volos të Greqisë. 50 vjeçari vrau pak ditë më parë me çifte kunatin Erjon Pelivani, pasi mësoi nga e bija se 33 vjeçari e kishte ngacmuar e përdhunuar prej 9 vitesh.

Gjykata e liroi përkohësisht nga qelia 50 vjeçarin, duke vendosur të hënën masën e “arrestit në shtëpi”. Këtë të martë, media greke ka zbardhur deklarimet e Talellarit para trupës gjykuese. 50 vjeçari u shpreh se prej kohësh ai e ndihmonte 33 vjeçarin ekonomikisht.

“Unë e mbështesja atë, e ndihmoja financiarisht, e mbaja në shtëpinë time, kurse ai më përdhunonte vajzën. E gjendjes sime të rënduar mendore në ato momente, iu shtua dhe ndjesia e tradhëtisë”-ka thënë para gjykatës 50 vjeçari.

Më tutje teksa shpjegonte ngjarjen që çoi në vrasjen e 33 vjeçarit, Talellari tregoi se duke e ditur të shkuarën e Pelivanit ( i akuzuar më parë për dhunë), ai mori çiften që kishte me leje për vetëmbrojtje. Talellari mori të shoqen në telefon dhe i kërkoi asaj që të fliste me të vëllanë për të ardhur në një rrugë në hyrje të Volos, me pretekstin se i ishte çarë goma e makinës.

Më tutje media greke shkruan se kur 33 vjeçari mbërriti ku e priste kunati,  vuri re se ky i fundit mbante në dorë armën.

“Pse më përdhunove vajzën, më shkatërrove vajzën?” i ka bërtitur Talellari. E sipas këtij të fundit, 33 vjeçari nuk ktheu përgjigje, përkundrazi qeshi dhe erdhi t’i heqë nga dora armën.

Më tutje në shpjegimin e tij, 50 vjeçari pretendon se e ka goditur me qytën e armës në kokë kunatin. Pasi ky i fundit ka rënë në tokë, është ringritur sërish për ta sulmuar. Po sipas shpjegimit të 50 vjeçarit, përleshja vijoi dhe në një moment ai ka shypur këmbëzën e armës, duke plagosur për vdekje 33 vjeçarin.

50 vjeçari mandej ka shkuar në Volos, në shtëpinë e të bijës, fllimisht pa thënë asgjë. Më tutje ka shkuar në zyrën e avokatit, ku dhe ka njoftuar policinë mbi ngjarjen.