Prej mëse 5 ditësh, ky vogëlush dergjet në spitalin e kryeqytetit, në gjendje kome. Nuk flet dot më, e nuk mundet t’ua kthejë shikimin nënës e babait, të cilët qëndrojnë në çdo sekondë krah tij. Të dëshpëruar dhe në pamundësi ekonomike për të përballuar kostot e mëdha të kurimit jashtë shtetit, nëna e babai i Elvit i janë drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët” e “Fondacionit Firdeus”.
Rasti i Elvit është tepër i rëndë pasi i vetmi shans për të shpëtuar vogëlushin është dërgimi për kurim jashtë shtetit. Elvi ka nevojë për kurim të specializuar dhe udhëtim me avion spitalor, pasi aktualisht ndodhet mes jetës e vdekjes.
Nëna e babai i Elvit nuk i kanë mundësitë. Ata i luten çdo moment Krijuesit për një mrekulli. Në lot e dëshpërim, burrë e grua përgjërohen për ndihmën e shqiptarëve bamirës.
Të jesh prind e të mos kesh mundësi të shpëtosh fëmijën, me siguri do të duhet të jetë një ndër dhimbjet më të rënda të kësaj bote…