Teksa i biri dergjej në shtrat, i pafuqishëm dhe i prekur nga një sëmundje e rëndë, kjo nënë derdhte lot e kërkonte ndihmë.
Të dhimbshme fjalët e saj teksa ajo rrëfente se kishte larë në lot rrugët e Tiranës për djalin, Arditin… sesa e pakuptimtë ishte jeta e saj përballë sprovës së madhe me të cilën përballej i biri, leuçeminë.
Brenda dy ditëve, shqiptarët zemërmirë i rikthyen shpresën kësaj nëne, ia ndaluan dhimbjet dhe i mundësuan shpresën. Arditi u nis në kohë rekord drejt Italisë fqinje, atje ku do të ketë kurim të specializuar për të mundur sëmundjen.
Pak para se i biri të niset, nëna e Arditit shprehet me këto fjalë, që i burojnë nga zemra.
“Arditi im po ikën në Itali, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Për këtë që keni bërë ju për mua, falenderoj të gjithë shqiptarët, falenderoj Elvisin, ju falenderoj për gjithçka.
Nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt, por ja që u realizua. Gjë më të mirë, më të madhe për mua si nënë, nuk ka patur dhe nuk do të ketë. Jam e gëzuar, jam më e qetë që im bir ka një shpresë, që do të mjekohet, që do të jetojë.”-tha ajo.