I biri me tumor, lotët e nënës: Pse ty o shpirti mamit… o Zot bëj mrekullinë, largoja dhimbjet djalit

Në spital, ashtu siç shpesh në këto muaj të fundit, kjo nënë derdh lot teksa përballë shikon të birin të përpëlitet nga krizat e forta të dhimbjes.

Ilaçet qetësuese munden veçse të ndalojnë për pak kohë dhimbjen, por sëmundjen që po rritet në syrin e kokën e Indritit 5 vjeçar…

Donate Button

Nëna e Indritit s’mundet veçse të shohë sesi sëmundja po i merr dalëngadalë djalin. Besjana derdh lot, qan e i lutet Zotit për disa çaste qetësie për të birin. Së bashku me të shoqin Eltonin, të dy burrë e grua jetojnë në kushte tepër të vështira, ndërsa përballë kanë më të madhen sprovë, sëmundjen e evladit.

Indriti 5 vjeçar ka tumor në syrin e majtë. Sëmundja po përhapet në kokë dhe i rrezikon jetën. Përtej dhimbjeve të padurueshme, shpresat e shpëtimi i vogëlushit gjenden jashtë shtetit. Nëna e babai i Indritit nuk kanë asnjë mundësi për të dërguar djalin për kurimin e gjatë e të specializuar që kërkohet për vogëlushin e tyre.

Le të bëhemi bashkë për të ndihmuar Indritin e vogël