I biri rrezikon jetën, nëna i lutet shqiptarëve: Zemrën po të ma hapësh, e kam plagë… lutem për ndihmën e bamirësve

Prej mëse 4 ditësh Roza qëndron në spital… pranë të birit. Ëndrra e saj më e keqe, duket sikur është në çdo moment pranë e më pranë. Djali i saj Rexhaldo, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Rrezikon jetën. Një sëmundje i ka kapur zemrën dhe veshkat 10 vjeçarit, ndërsa në Shqipëri mjekët i kanë sugjeruar Rozës se shanset janë të pakta për Roxhaldon e vogël.

Pranë vogëlushit erdhën për vizitë Fatma Naçi e Meri Bejleri. Vogëlushi i thotë Fatmës se do të shërohet, të shkojë në shkollë… të rritet e të kujdeset për mamin, njëlloj siç ajo ka bërë e vetme në dekadën e fundit.

Roxhaldo: Dua të shërohem, të iki në shkollë edhe të ndihmoj mamin…

Nga ana tjetër, disa metra larg dhomës së Roxhaldos, Roza tregon se dhimbja që po e tret ka qenë e jashtëzakonshme.

“Po të ma hapësh zemrën e kam plagë… sepse jetën e kam të lidhur me djalin.”-tregon Roza për “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Kjo nënë, e cila e rriti djalin të vetme, nuk i ka mundësitë financiare për t’i shpëtuar jetën 10 vjeçarit. Shpëtimi i vetëm për vogëlushin, është dërgimi për kurim jashtë shtetit në Italinë fqinje.

“Një orë e më parë duhet të niset jashtë, por trajtimi në Itali kushton mbi 100 mijë euro.”-thotë Roza.