I dehur në timon, 68 vjeçari shqiptar aksidenton dy karabinierë të patrullës në Itali

Kishte hyrë në rrethrrotullim në kah të kundërt dhe ka përfunduar duke u përplasur me një patrullë të policisë që kishte ndaluar atje.

Një 68 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Varese, ndërsa dy oficerë të patrullës janë plagosur.

Ngjarja ndodhi të shtunën në orët e vona të natës në via Manzoni, teksa 68 vjeçari shqiptar udhëtonte në makinë i dehur. Faktin e ka konfirmuar një test alkooli i kryer pas aksidentit.

Karabinierët e lënduar në moshat 30 e 51 vjeç, u dërguan në spital. Njëri prej tyre mori plagë më të rënda.