Pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Këta dy prindër nga Shkodra i janë drejtuar aeroportit të kryeqytetit. Nisen drejt Italisë fqinje, atje ku djali tyre i vetëm, veçse 10 vjeç, bëhet gati të bëjë betejë me sëmundjen që i ka kapluar trupin.
Prej mëse një jave, Noeli ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është prekur nga leuçemia akute.
Nëna e babai i të miturit nuk kishin asnjë mundësi për ta nisur djalin jashtë shtetit, një orvatje e nevojshme për t’i shpëtuar jetën 10 vjeçarit përmes kurimit të specializuar.
Ishin shqiptarët bamirës ata që iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë të familjes nga Shkodra. Brenda 24 orëve, u bë e mundur mbledhja e 90 mijë dollarëve, shuma e nevojshme për kurimin e Noelit.
Me një shprehje gëzimi e lehtësimi që i biri niset për kurim, babai i Noelit falenderoi nga zemra të gjithë ata shqiptarë që kontribuan për 10 vjeçarin.
Ne lutemi që Noeli të rikthehet në atdhe me shërim të shpejtë dhe të plotë.