Nëna nuk mundi dot asnjëherë ta marrë në gji. I ati nuk mundi dot kurrë ta marrë në krahë. E pritën me gëzim e shpresë, por Alani vogël nuk erdhi dot kurrë në duart e prindërve.
Sot vogëlushi që ende nuk i ka mbushur 3 muaj, jeton në një inkubator qelqi. Me trupin e tij të brishtë janë lidhur aparaturat dhe tubi që ia mbush mushkëritë e vogla me oksigjen.
Sot ky vogëlush ka nevojë për t’u dërguar sa më parë për kurim jashtë shtetit, një kurim që nëna e i ati nuk mund t’ja sigurojnë dot.