“I kam dy djemtë” Momente dramatike, oficeri nxjerr fëmijët e bllokuar në shtëpinë në flakë

Dy oficerë policie në Teksas kanë arritur të shpëtojnë heroikisht dy fëmijë të mitur, të mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre të përfshirë nga flakët. Fëmijët kishin mbetur në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa flakët dhe tymi po mbulonin shtëpinë.

Kamera trupore e njërit prej oficerëve, tregon momentet e ndërhyrjes. Oficeri shkul me forcë njësinë e një kondicioneri i cili bllokonte dritaren në dhomën e fëmijëve, e cila ishte në fakt e vetmja rrugëdalje për djemtë 7 e 9 vjeçare.

“Sa herë dëgjojmë se një fëmijë është pjesë e emergjencës, është sikur të përjetosh një makth. Fëmijët kishin mbetur brenda. Gjatë emergjencës ndjen se ata fëmijë janë si të tutë”-tregoi oficeri.

Pas shpëtimit të fmëijëve, në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit, të cilët shuan zjarrin. Ata i thanë oficerëve se nëse do të kishin ardhur 40 sekonda më vonë, nuk do të kishin mundur dot t’i shpëtonin fëmijët, pasi ata do të kishin ndërruar jetë prej asfiksisë.