Desila është 6 vjeçe. Ajo është motra e madhe e Seitit e të voglës së shëpisë, Eldisës 3 vjeçe. Desila veçse e ka kuptuar që vëllai e motra janë ndryshe nga ajo. Teksa luajnë së bashku, Desila vëren me trishtim sesi e motra i afron lodrat fare pranë syve, për t’i dalluar se çfarë janë. Teksa luajnë motër e vëlla, Desila vëren sesi i vëllai e motra pengohen e rrëzohen në tokë.



Desila është veçse 6 vjeçe dhe i lutet Zotit. Ajo i lutet Zotit vetëm për diçka… që vëllai e motra saj të kenë sytë si ajo, të mund të shikojnë, të mos pengohen më e të mos rrëzohen më në tokë.
“Vëlla e motra ime janë të sëmurë, nuk shikojnë dot edhe aq shumë. Vëllai e motra pengohen në rrugë e kur ndodh ata qajnë. Lodrat nuk i shohin dot. Edhe kur një lodër është në shesh, ata pengohen…
I lutem Zotit të shërohet vëllai e motra, t’i kenë sytë si mua, të shikojnë dhe të mos pengohen më.”-thotë vogëlushja 6 vjeçe.