I mori jetën 24 vjeçares në aksident, 44 vjeçari që udhëtonte i dehur përfundon pas hekurave

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e arrestit me “burg pa afat” për Jetmir Dacin, 44 vjeçarin i cili javën e kaluar përplasi me makinë disa persona, duke i shkaktuar vdekjen dhe një 24 vjeçareje,

Aksidenti ndodhi në Prrenjas më datë 8 prill. 24 vjeçarja Eneida Pishkashi ndodhej pranë një lokali në anë të rrugës Prrenjas- Qafë Thanë së bashku me familjen, kur makina që drejtohej nga 44 vjeçari i mori ata përpara. 24 vjeçarja qëndroi në koma për 5 ditë, derisa humbi jetën. Dy motrat e saj të vogla, babai e gjyshja po ashtu mbetën të plagosur nga përplasja.

44 vjeçarit iu krye një test i alkoolit ditën e aksidentit, nga ku rezultoi se ai ishte në gjendje të dehur. Daci fillimisht u hetua në gjendje të lirë, por me vdekjen tragjike të 24 vjeçares më 13 prill, u arrestua dhe tanimë është lënë në burg.