I mori jetën djalit e të shoqes shtatzënë, gjendet i vetëvarur i burgosuri në Peqin

Më 30 janar të vitit 2013, Engjëll Ucaj qëlloi me breshëri automatiku të birin e tij Sokolin dhë më pas bashkëshorten e të riut, shtetasen italiane Xhulia Baldasari. Kjo e fundit ishte shtatzanë në atë kohë.

Çifti i të rinjve ndërroi jetë në vend, ndërsa autori u arrestua në banesën e tij.

Nga kjo ngjarje e kombshme kanë kaluar mbi 11 vite, ndërsa këtë të hënë, autori i dënuar me 25 vite burgim, u gjet i vetëvarur në ambientet e qelisë.

Ucaj ishte transferuar në burgun e Peqinit vitin e kaluar, ku do të vijonte kryerjen e dënimit të mbetur.

Kanë qenë punonjësit e sigurisë ata që kanë pikasur Ucajn, i cili ishte vetëvarur. I burgosuri u dërgua në spital, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.