I mori jetën kunatës në sy të fëmijës së mitur, gjykata e Apelit vendos: 28 vite burgim për Agron Tanushin

Gjykata e Apelit ka vendosur të dënojë me 28 vite burg Agron Tanushin, personin i cili ekzekutoi me armë nusen e vëllait…

Ngjarja makabre ndodhi tre vite më parë (15 shtator 2020) në rrethinat e kryeqytetit (Bathore), ndërsa e ndjera Jetmira Hasani edhe pse e ndarë nga bashkëshorti, jetonte në të njëjtën godinë me të (në katë të ndryshme). Jetmira ishte ndarë nga vëllai i autorit prej 4 vitesh, por jetonte ende në shtëpinë e tij.

Pikërisht konfliktet për shkak të pronësisë sollën debate të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që gruaja të kishte urdhër mbrojtje.

Jetmia u qëllua me pushkë dy herë nga Tanushi, në sy të vajzës së saj 8 vjeçare. Në verdiktin e saj, Gjykata e Apelit i shtoi vite burgim autorit, pasi në shkallën e parë ai ishte dënuar me 23 vite.